Ballafaqimi Biblik, një mjet i hirit – Pjesa e parë
Comments Off 29

Ballafaqimi Biblik, një mjet i hirit – Pjesa e parë

Blog

Pa dyshim që leximi i titullit të këtij ar­tikulli ju ka bërë përshtypje. Çfa­rë ju vjen në mendje kur lexo­ni fjalët ballafaqimi biblik – një mjet i hirit? A mund të jetë kjo një mënyrë me anë të së cilës Perëndia dëshiron që ne ta jetojmë jetën e krishterë me efektshmëri për lavdinë e Tij? Ne besojmë që po. Natyrisht, ne jetojmë në një botë në të cilën ekziston ballafaqi­mi; të gjithë herët a vonë duhet që të ballafaqojmë dikë apo të ballafaqohe­mi me dikë. Është e panevojshme ta themi, por në secilin rast, të ballafaqojmë dikë apo të jemi personi që ballafaqo­het nga dikush, nuk është e lehtë, është e vështirë. Për më tepër, shumë herë fjala ballafaqim mund të ndezë aq shumë mendime dhe emocione të papëlqyeshme, saqë ne, qysh në shfaqjen e problemit ose do të shpresojmë që gjërat të zgjidhen vetë, ose do të presim derisa të jemi vënë me shpatulla pas murit, duke mos pasur asnjë zgjedhje tjetër, përveçse të themi diçka. Në këtë pikë, shumë prej nesh nuk dinë se çfarë të thonë apo të bëjnë. Ne shpesh ndihemi të pazotë për t’i zgjidhur në mënyrën e duhur konfliktet me të cilat përballemi. Duke pasur një mungesë të kuptimit të Shkrimeve, ne rropatemi, duke u përpjekur të merremi me mëkatin në jetët tona apo të të tjerëve, pa sukses. Shpesh rezultatet janë shkatërrimtare; dhe jo vetëm kaq, problemet apo çështjet nuk trajtohen si duhet. Veç kësaj, ato traj­tohen në mënyrë jo të perëndishme, du­ke e zmadhuar problemin dhe duke e bërë shumë më keq nga ç’ishte më parë. Fatmirësisht, ne nuk jemi pa ndihmën e Zotit. Ai na ka dhënë shpresë dhe ndih­më, jo vetëm me të vërteta të sigurta dhe të besueshme, por edhe “premtime të çmuara dhe shumë të mëdha” (2 e Pjetrit 1; Romakëve 15:4), të mbështetura vetëm në karakterin e dashur të Perëndisë. Për më tepër, ballafaqimi biblik është një nga ato dhurata nga Ati, që, të kuptuara si duhet, Perëndia i përdor në jetët tona, për më të mirën e mundshme – për një bashkim prekës dhe të shëndetshëm me veten e Tij dhe njëri-tjetrin. Së bashku do të shohim se çfarë është dhe çfarë nuk është balla­faqimi biblik, çfarë e pengon atë dhe se si mund ta rrënjosim atë si zakonin e përditshëm që Perëndia e ka përcaktuar që të jetë (Hebrenjve 3:12-13).

Përcaktimi i ballafaqimit biblik

Së pari, ne duhet të kemi të qar­të diçka: ballafaqimi biblik fillon me Biblën. Ajo ka shumë për të thënë për këtë dhuratë të hirit të Perëndisë (1 Pjetrit 1:23; Psalmi 19; Psalmi 119). Pa dy­shim, ndërsa ne lexojmë Biblën, ba­lla­faqimi del në qendër të skenës. Ai shfa­qet që nga fillimi dhe vazhdon drejt e deri në fund. Përgjatë gjithë Biblës gjendet një linjë e vazhdueshme përvojash ballafaqimi; jo vetëm nga Perëndia, kryesisht, por edhe nga njerëzit – bashkë­bisedimi ballë për ballë, që përfshin marrëdhëniet ose ndërmjet individëve, ose kombeve. Kudo që shohim, ballafaqimi është i pranishëm. Nga Bibla ne kuptojmë që ballafaqimi është pjesë e jetës dhe ka qenë i pranishëm përgjatë gjithë historisë. Veç kësaj, ndihemi apo jo rehat me këtë fakt, edhe ne duhet të përballemi me të, dhe si të krishterë, jo në mënyrën se si bota merret me të: me inat, zemërim, tërbim, me qëllimin për të arritur synimet personale, por për t’u mbështetur me vendosmëri në të vërtetat biblike, duke e bërë me përulësi dhe butësi (2 e Timoteut 2:24-26), me synimin për t’u çliruar dhe kapur fort pas Urdhërimit të Parë dhe të Dytë më të rëndësishëm. Prandaj për të kuptuar si duhet se çfarë është ballafaqimi biblik, ne duhet t’i mbajmë duart tona mbi Biblën dhe mendjen tonë tek Fjala e Perëndisë (Kolosianëve 3:1-3).

Tani, ndërsa eksplorojmë Fjalën e Perëndisë, ne duhet të kuptojmë qar­­të se cili është qëllimi për të cilin ja­në shkruar dhe caktuar Shkrimet. Përndryshe, ne ose nuk do të shkojmë fare te Shkrimet ose kur të shkojmë atje, ne do të keqinterpretojmë atë që ato na thonë të bëjmë. Letra e dytë e Timoteut 3:16-17 konstaton procesin përmes të cilit ne mund të përfitojmë nga Shkrimet – në këtë rast, sipas një renditjeje specifike; së pari, ato janë të dobishme për mësim – duke qenë se besimi vjen nga dëgjimi i Fjalës së Perëndisë (Romakëve 10:17); e dyta vjen bindja, e përkthyer gjithashtu si qortim– është një paralajmërim i cili nxjerr në pah mëkatin ose fajin tonë, dhe kjo duhet të prodhojë ndjenjën e fajit, kështu që ne kuptojmë që kemi bërë diçka të gabuar; e treta është ndreqja – shfaqja e pikës së ndryshimit. Ky është vendi ku një mëkat ose gabim korri­gjohet dhe demonstrohet një mënyrë tjetër për të vepruar. Ndreqja e korri­gjon një faj. Së fundmi, pasi kalojmë përmes tre hapave të parë të këtij vargu, fillon edukimi – në drejtësi – këtu ndodh ndryshimi i vërtetë transfor­mues. Për më tepër, këtu zë vend ushtrimi i sjelljeve të reja: “duke zhveshur” sjell­jen e vjetër dhe “duke veshur” të renë, siç përshkru­het tek Efesianëve 4 dhe Kolosianëve 3. Si pasojë, pasi kalon pak kohë, diçka e bukur ndodh, ndryshimi për të cilin lutemi dhe e dëshirojmë bëhet realitet, sepse ne kemi përvetësuar mënyra të reja të të jetuarit, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, përmes bindjes ndaj Shkrimeve.

Në mënyrë të ngjashme, Paul Tripp, autori i librit me titull “Instrumente në duart e Shpenguesit”, i përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe, thekson këtë forcë lëvizëse të çmuar ndryshimi, si synim i ballafaqimit biblik. Ai e shpjegon hartën e rrugës së ndryshimit në katër pjesë, duke filluar në faqen 241, dhe na ndihmon ta kuptojmë procesin me pyetje të mprehta: 1) Fillon me shqyrtimin – “Çfarë dëshiron Perëndia që personi të shohë (rreth vetes, Perëndisë, të tjerëve, jetës, së vërtetës, ndryshimit) të cilën ai nuk e shikon?”; 2) Tjetra, rrëfimi (qortim ose bindje) – “Çfarë dëshiron Perëndia që personi të pranojë apo të rrëfejë?”; 3) Pastaj, përkushtimi (korrigjimi) – “Në ç’mënyra të reja jetese po e thërret Perëndia këtë person?”; 4) Së fundmi, ndryshimi (edukimi në drejtësi) – Si duhet që këto përkushtime të reja të zbatohen në jetesën e përditshme?”. Në të vërtetë, përdorimi i kësaj harte për ndryshimin, e cila është e rrënjosur në Letrën e Dytë të Timoteut 3:16-17, na jep neve drejtimin që na nevojitet: ndryshimi transformues është synimi dhe qëllimi i ballafaqimit.

Gjithashtu, me qëllim që ky ndryshim të ndodhë, ballafaqimi duhet t’i drejtohet zemrës, meqë ajo është vendi ku fillon tundimi. Nëse nuk i drejtohet zemrës, ne do të përpiqemi të merremi vetëm me shfaqjet e jashtme, të cilat janë rezultat i veprave mëkatare. Po, duhet të merremi me frytin mëkatar, por nuk është ai vendi nga i cili duhet të fillojmë, meqenëse fryti mëkatar thjesht dëshmon dhe zbulon frytin e keq. Prandaj, ashtu siç thuhet edhe tek Mateu 15:19, ne duhet të fillojmë nga rrënja e problemeve, përndryshe do të fokusohemi në vendin e gabuar (Fjalët e Urta 4:23; Jeremia 17:9). Për më tepër, Perëndia fillon këtu – në zemër, kur Ai merret me mëkatin, i cili në fund të fundit kryhet kundër Atij dhe më pas edhe kundër të tjerëve. Ngaqë Perëndia me­rret me mëkatin në këtë mënyrë, kështu duhet të veprojmë edhe ne. Pa dyshim që Zoti Perëndi na jep një shembull të qartë, tek Zanafilla 3 dhe 4, të llojit të bashkë­bisedimit të cilin ne duhet ta përvetësojmë ndërsa përpiqemi të sjellim Perëndinë dhe Fjalën e Tij në marrëdhë­niet që ai vendos para nesh; qofshin ato konfliktuale ose jo. Në të vërtetë, të kuptuarit e forcës lëvizëse të përfshirë në ballafaqimin biblik, përbrenda kontekstit të bashkëbisedimit dhe marrë­dhënieve, sjell realitetin që ajo nuk duhet të kufizojë rezultatet dhe përfytyrimet dëmtuese, shpërthyese, tmerruese dhe armiqësore, të cilat shpesh na vijnë në mendje; duke na penguar të angazhohemi në misionin shpëtues, pjesë e të cilit Perëndia dëshiron që të jemi. Ballafaqimi biblik për­fshin komunikimin, bashkëbisedimin me një person ballë për ballë. Vini re se si Perëndia është shembulli i përkryer i kësaj force ndryshuese kur ai merret me mëkatin e Adamit, Evës dhe Kainit. Pasi mëkati hyri në botë, Perëndia iu qas Adamit dhe Evës me pyetje: “Ku je?” dhe “Çfarë ke bërë?”. Po ashtu edhe Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është e dëshpëruar?”. Në të njëjtën mënyrë edhe ne mund t’i ballafaqojmë të tjerët në mënyrë biblike.

Për shembull, supozoni që do të ta­koheshit me Sandrën (një person imagjinar) në një bar-kafe. Ju vini re që ajo është jashtëzakonisht e pezmatuar dhe e inatosur. Ndërsa ajo ju afrohet, flokët e saj tunden qëllimisht sa para mbrapa. Ajo përplas takat fort në tokë ndërsa ecën. Fytyra e saj është e kuqe, shprehja e saj e ashpër dhe e vrazhdë. S’ka pikë dyshimi në mendjen tënde, që ajo është e nxehur për diçka. Kur ajo ulet në një karrige përballë teje, lotët fillojnë t’i bien dhe ajo mbulon fytyrën me duar. Ju vëreni shpatullat e saj që dridhen ndërsa ajo dënes qetësisht. Ju jeni të vetëdijshëm që diçka ka ndo­dhur dhe e ka shqetësuar miken tuaj. Pyetjet vrapojnë vrullshëm në mendjen tuaj: “Çfarë duhet të them?” ose “Çfarë duhet të bëj?”, “Si mund ta ngushëlloj miken time?”. Zemra juaj dërrmohet nga dhembshuria dhe dashuria, por përbrenda ju filloni të përlesheni, duke mos ditur se si ta ndihmoni. Ju zgjasni dorën për ta ngushëlluar dhe, në këtë pikë, të keni një arsyetim të qartë se si të arrini tek ajo që ka ndodhur në të vërtetë është vendimtar. Edhe nëse personi nuk është i krishterë.

Për më tepër, qëllimi ynë si të krish­terë është t’i çojmë të gjitha marrë­dhëniet tona në drejtim të Perëndisë, duke e vendosur Atë qëllimisht në qendër të gjithçkaje. Ne duhet ta bëjmë Perëndinë pjesë të tablosë. Prandaj, ne duhet t’ia fillojmë nga Perëndia dhe Fjala e Tij, duke u përqendruar saktësisht atje ku Ai dëshiron, në zemër. Sepse Fjala e Perëndisë është “e gjallë dhe vepruese” dhe “është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës” (Hebrenjve 4:12). Ajo depërton thellë dhe shpesh sjell mjaft rezistencë, madje edhe brenda zemrave tona; ne nuk e pëlqejmë dritën që ndriçon në botën tonë të e­rrët. Ndonjëherë ne jemi të tunduar të shmangim atë që thotë Perëndia. Veç kësaj, përpjekjet tona për të ndihmuar do të jenë të përqendruara gabimisht në atë se si një person do të reagojë, duke dëshiruar një rezultat të caktuar dhe jo në atë se si të nxisim bindje ndaj Perëndisë, përulësisht për lavdinë e Tij, duke i sjellë të tjerët më afër Perëndisë dhe në unitetin e Frymës së Shenjtë brenda trupit të Krishtit.

 

Përktheu Rudina Boçe

E gjithë përmbajtja eshte e mbrojtur nga ligji mbi të drejtat e autorit.

Search

Back to Top